Saturday, January 22, 2022

17-vjeçarja që u vra në Pejë rezultoi pozitive në COVID-19

17-vjeçarja A.G. e cila dyshohet se u vra të shtunën nga fqinji i saj 58-vjeçar në Vitomiricë të Pejës, ka rezultuar pozitive në koronavirus.

Testi i është bërë, pasi trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për KOHËN drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci.

Ai ka thënë se gjatë ditës pritet të gjurmohen kontaktet e së ndjerës për t’i testuar më pas.

“E ndjera ka dal pozitive pas obduksionit. Pasi që Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konstatuar një gjë të tillë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme. Ende nuk dihet numri i familjarëve të cilët pritet të testohen. 17-vjeçarja do të varroset sot gjatë ditës”, ka thënë Loci.

Trupi i pajetë i 17-vjeçares është gjetur të shtunë. E njëjta dyshohet se është marrë nga fqinji i saj në orën 4:30, më pas dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Më pas, dyshohet se fqinji ka vrarë edhe veten/koha.net/

- Advertisment -

Lexoni