Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

43 pacientë me Covid-19 në Infektivë
43 persona tashmë të rezultuar pozitiv me koronavirus janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive. Prej tyre 22 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi si dhe ni pacient tjetër është në përkujdesje intensive me frymëmarrje të asistuar.
E me 49 rastet e mbrëmshme pozitive tashmë shifra e të prekurve në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 486. Poashtu të shëruar rezultuan 25 persona, duke e rritur këtë shfër në 953.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 22 raste, Peja me 7 raste, Prishtina me 5 raste, Gjilani me 3, Prizreni me 3 raste, Istogu me 2, Mitrovica me 2 raste kurse me nga 1 rast janë Fushë Kosova, Mamusha, Skenderaj, Vitia dhe Suhareka. Me numër të të infektuarve por edhe rasteve të reja me Covid-19 po prinë Vushtrria, Prishtina dhe Peja.