Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

“Akt vandal” ndaj Konsullatës së Kosovës në Kopenhagë
Objekti ku ndodhet Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë të Danimarkës është sulmuar të hënën, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës. Sipas njoftimit, thuhet se në objekt është hequr dhe më pas edhe është vjedhur flamuri i Republikës së Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës e dënon ashpër sulmin, duke e cilësuar atë si vandal.
“Bazuar në vëzhgimin e situatës nga Konsulli i Kosovës në Kopenhagë, vandalizmi ishte i organizuar, pasi dorasit kishin me vete edhe mjetet e nevojshme për të kryer vandalizimin dhe për t’iu qasur flamurit”, theksohet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.
Me këtë rast, Konsullata e Kosovës ka njoftuar menjëherë Policinë daneze, ndërsa Ambasada e Republikës së Kosovës ka shkruar një Notë Verbale për autoritetet daneze dhe ka kërkuar që sa më shpejtë të identifikohen autorët e këtij akti dhe ata të dalin para drejtësisë.