Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor
Delegacionet nga Kosova dhe Serbia pritet që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Lajmin e ka konfirmuar i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Përmes një njoftimi në Twitter, Grenell ka shkruar se dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja për takim, sipas tij, ka pasuar heqjen e pengesave për dialog.

Grenell ka shkruar po ashtu se edhe Serbia është pajtuar që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës.
“Lajm i mirë. Sapo pranova angazhimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të pezulluar përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe për të kërkuar anëtarësime ndërkombëtare, me qëllim që të takohemi në Uashington DC, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, për të biseduar për dialogun.Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me bisedimet e 27 qershorit, ato mund të kthehen sërish në status quo, pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjnë përparim në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mirëpres këto diskutime”, ka shkruar Grenell në Twitter.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili e ka mirëpritur iniciativën e SHBA-së për vazhdimin e dialogut.
“Udhëheqësia dhe mbështetja e SHBA-së ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen prosperuese të Kosovës. Prandaj, mirëpres iniciativën për rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, nën udhëheqësin Richard Grenell, të dërguarit të presidentit, Donald Trump”, ka shkruar Thaçi në një postim në Twitter.
Pritet që në Uashington, të udhëtojnë presidenti dhe kryeministri i Kosovës. Po ashtu, tendenca është që në delegacion të përfshihen edhe përfaqëues të opozitës.

Po në lidhje me dialogun, gjatë tri ditëve të ardhshme përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak pritet të nis një vizitë disaditore në Kosovë e Serbi. Por, aktualisht është presidenti Thaçi ai i cili ka deklaruar se e beson vetëm ndërmjetësimin e SHBA-së.