Studimi Lidh Preferencën për Makina me zë të lartë me disa Tipare të Personalitetit Befasues:
Rrëfim – Gjashtë ditët me Covid-19
Valon Prestreshi, kryetar i Autoritetit Kosovar tw Konkurrencës, ka rrëfyer për ditët e tij me koronavirus. Për gjashtë ditë sa ka kaluar deri më tani me koronavirus, Prestreshi ka shkruar se Covidin e ka marrë me shumë sportivitet dhe kujdesje sipas rekomandimeve të eksperteve.
Ai ka treguar për simptomat e këtij infeksioni, nga dita në ditë.
“Me lejoni tua tregoj pervojen time per keto 6 dite: – E merkure – Rezultati Pozitiv, pa asnje simptom. E enjte – Asnje simptom. E premte – në orët e hershme të mengjesit (3:00) kam pasur djersitje, kokëdhimbje dhe dhimbje të trupit (nyjet sidomos), dhe tërë ditën e premte pothuajse më ka mbajtë kjo dhimbje, por e tëra ishte e përballueshme”, ka rrëfyer ai.
“E Shtunë: gjumin e kam bërë sikur kurrë më parë. Asnjë shqetësim, dhe e tërë dita, m’ka shkuar normal, me një dhimbje të lehtë të shpinës (krahët). Gjitheashtu kam pasur edhe barkqitje, por jo të tepëruar”, vijon rrëfimin Prestreshi.
“E diel: Asnjë problem farë, gjumin e kam bërë mirë dhe e tërë dita ka shkuar përfekt, deri ora 17:00. Në ora 17:00 fillova të pije lëng portokalli, por nuk kisha shije dhe nuhatje. E hënë: Çdo gjë përfekt, përveç që nuk kam nuhatje dhe shije”, ka rrëfyer përvojën e tij me Covid-19, Valon Prestreshi.