Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

SHTYHET RISHIKIMI I BUXHETIT PËR VITIN 2020
Qeveria e Kosovës ka shtyrë për nesër rishikimin e buxhetit për vitin 2020. Kryeministri Avdullah Hoti tha së mbledhjen e Qeverisë se duhen edhe rreth 700 milionë euro për të krijuar fondin për rimëkëmbjen ekonomike.
“Këtë pikë e kemi shtyrë për nesër dhe se sot gjatë ditës pres që të finalizohet buxheti” ka deklaruar Hoti. Sipas tij, fondi prej 700 milionë euro do të jetë për rimëkëmbjen ekonomike, duke mos prekur projektet kapitale.
Po në këtë mbledhje, qeveria vendosi që prej datës 22 të këtij muaji të hapen për qarkullim edhe katër pika kufitare, bëhet fjalë për pikat Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë dhe Mutivodë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kjo po bëhet për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që po e kalojnë kufirin tani pas pandemisë.
“Kishim përcaktuar pikat kufitare që u hapën me datë 31 maj, por është parë e domosdoshme nga fluksi i madh i qytetarëve që drejtohen në ato pika, kemi parë të nevojshme të hapen edhe pikat Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë dhe Mutivodë.
Kabineti qeveritar ka bërë shqyrtimin dhe votimi e projekt-planit të punës së qeverisë për vitin 2020 dhe planin indikativ të punës së qeverisë për vitet 2021 dhe 2022. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se pret nga kabineti angazhim maksimal për zbatimin e planit të punës.