Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Thaçi e Hoti së bashku në dialog
Një ditë para se i dërguri i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të vijë në Prishtinë, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti janë takuar për t’u marrë vesh në lidhje me hapat që do të ndjek Kosova në agjendën e BE-së për bisedimet.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se nuk është në garë me kreun e Qeverisë, Avdullah Hotin se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë. Kurse për të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak ai tha se nuk është koha për fjalë të kota, por për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Thaçi më herët ka vënë në dyshim rolin e tij, ndërkohë që edhe sot pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, tha se Lajçak do të jetë i mirëseardhur vetëm nëse e pranon realitetin në Kosovë.
“Nuk jam informuar me përmbajtjen dhe agjendën e vizitës së Miroslav Lajçakut në Kosovë. Ai duhet të kuptojë se Kosova është e pavarur dhe sovrane, nëse vjen me këtë qasje, është i mirëseardhur, çdo qasje tjetër është qasje e dështimit të tij në Kosovë dhe e Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë se kush do të udhëheqë me dialogun, ai ose kryeministri, Thaçi ka thënë se këtë e sqaron Kushtetuta.
Thaçi ka pritur Hotin në Presidencë, prej nga, kryeministri doli me deklaratën e prerë se Kushtetuta e përcakton se kush duhet ta udhëheqë palën kosovare në bisedime.
Ai tha se kjo çështje nuk guxon as të shtrohet si dilemë.
“Nuk shtrohen këto pyetje, Kushtetuta është e qartë. Edhe aktgjykimi i Kushtetues është i qartë, ne i kemi rolet e ndara, por e rëndësishme është të jemi të koordinuar dhe së bashku”, ka thënë Hoti.
Ai ka treguar se në takim me të parin e vendit ka kërkuar koordinim dhe bashkëpunim.
“Sot e prezantova kornizën dialoguese edhe te presidenti dhe kërkova që të koordinohemi plotësisht, pasi nuk është proces vetëm i kësaj qeverie, por është i të gjitha partive politike dhe qytetarëve të kosovës. Unë kam thënë se duhet të krijojmë një konsensus të gjërë me të gjitha forcat politike për një proces të rëndësishëm. Pas 30 vjetësh jemi në pikën kur duhet të përmbullim, të konsoslidojmë shettein e Kosovës”, ka shtuar Hoti.
Diplomati sllovak Lajçak, nuk është mirëpritur fare deri më tani nga presidenti Hashim Thaçi i cili po insiston që vetëm SHBA-ja mund të udhëheqë procesin e ardhshëm të dialogut me Serbinë dhe gjetjen e një marrëveshje paqësore që do të ishte e obligueshme dhe me karakter ndërkombëtar për të dy shtetet.
Sidoqoftë, mbetet të shihet se si do të pritet Lajçak në Prishtinë dhe nëse BE-ja do t’ia merr timonin SHBA-së në dialogun Kosovë – Serbi.