Përfaqësuesi rus në OKB dezinformon për Kosovën: Nëse nuk i ndalojmë shqiptarët, Ballkani hyn në
Mbi 600 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Në Kosovë janë më shumë se 600 raste aktive me Covid-19, prej të cilëve 43 persona të shtrirë në Klinikën Infektive, kurse të tjerët janë duke e kaluar këtë infeksion nëpër shtëpitë e tyre.
Që nga rastet e para të dyshuara e deri më sot, në Kosovë janë testuar gjithsej 18.915 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.615 raste, me gjithsej 33 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 963 raste që do të thotë se raste aktive në vendin tonë janë 619 raste.
Ditëve të fundit, është rritur ndeshëm numri i të prekurve me Covid-19. Vetëm të hënën u regjistruan 129 raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për respektim të masave dhe rekomandimeve, në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet edhe më tutje.
IKSHPK kujton se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.