Monday, June 27, 2022

Analistët: Trump po kërkon marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi

Takim i ngutshëm dhe pa ndonjë rezultat konkret vlerësohet të jetë ai në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet më 27 qershor.

Sipas njohësve të procesit të dialogut, përmes këtij takimi Administrata e presidentit Trump është duke tentuar të shtojë presionin ndaj dy vendeve për arritjen e një marrëveshjeje sa më të shpejtë, raporton KOHA.

Ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, thotë se presioni i emisarit amerikan Richard Grenell sa i përket arritjes së marrëveshjes në Washington është në të mirë të Serbisë, por jo edhe të Kosovës.

E Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se për dallim prej Serbisë, Kosova ka plotësuar vazhdimisht kushtet e reja të vendosura me qëllim të rinisjes së dialogut.

Megjithëkëtë, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane thonë se arritja e çfarëdo marrëveshjeje më 27 qershor është e pamundur pa pasur fillimisht koordinim mes ShBA-së dhe BE-së.

Lidhur me detajet e takimit të paralajmëruar për 27 qershor, KOHA ka pyetur edhe Zyrën e emisarit amerikan Richard Grenell, por nuk kanë pranuar të përgjigjen.

Grenell një ditë më parë ka bërë të ditur se Kosova është pajtuar të heqë dorë nga kërkesa për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, në mënyrë që të realizohet takimi në Washington me Serbinë.

Ai ka paralajmëruar palën kosovare dhe serbe se në rast të mospajtimit mes tyre, do të ketë kthim mbrapa nga të dyja vendet në procesin e dialogut.

- Advertisment -

Lexoni