Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Nxirren trupat e pajetë të dy fëmijëve nga një liqe artificial
Dy fëmijë kanë vdekur si pasojë e rënies në një liqe artificial në Milloshevë. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e tyre të pajetë, pas një operacioni kërkimi.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Fillimisht, policia rreth orës 15 ka pranuar një informacion, se në një liqe të quajtur artificial që gjendet prapa nesh, fillimisht 3 fëmijë kanë shkuar për t’u larë dhe nga informacionet e para dyshohet se 2 prej tyre kanë hyrë brenda dhe nuk kanë arritur të dalin. Më pas, një fshatar që ka qenë afër, ka arritur që njërin nga viktimat ta nxjerrë”.
“Policia e Kosovës, me njësitet e emergjencës, menjëherë kanë arritur në vendin e ngjarjes, dhe kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë fëmijë së nxjerrë nga fshatari, i cili gjithashtu ka tentuar t’i japë ndihmë, por fatkeqësisht, nga ekipet mjekësore është konstatuar se ka humb jetën. Ndërsa diku rreth orës 17 e 10, njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-së, kanë arritur ta nxjerrin edhe fëmijën e dytë”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.