Wednesday, January 26, 2022

Kryetari i Kamenicës infektohet me Covid-19

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se është prekur me coronavirus.

Kastrati përmes një postimi në Facebook ka shkruar se javën e kaluar ka pasur kontakt me një koleg nga Prishtina, i cili po ashtu ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

“Javën e kaluar kam pasur kontakt me një koleg nga Prishtina. Para dy ditësh kolegu ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Në momentin që e kam kuptuar që ai ka bërë testin jam vetizoluar, ndërsa dje jam paraqitur për të bërë testin.  Sot jam informuar që testi ka dalur pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë por do të qëndroj i vetizoluar sipas rekomandimeve të IKShPK-së. ka shkruar ai.

Kastrati ka kërkuar nga të gjithë personat që ai ka pasur kontakt që të vetizolohen.

“Do t’i dorëzoj të gjitha kontaktet e mia pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por ju lus të gjithëve që jemi takuar ditëve të fundit të vetizoloheni për disa ditë dhe të lajmëroheni nëse keni simptome. Punët në Komunën e Kamenicës do të vazhdojnë me intensitetin e njejtë, dhe unë do të vazhdoj të punoj nga shtëpia”.

Ndryshe, sot janë konfirmuar edhe 141 raste të reja me coronavirus në Kosovë.

- Advertisment -

Lexoni