Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Pas ftesës së Grenellit për takimin në Uashington, Lajçak fton Hotin në Bruksel
I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti ka thënë se e respekton rolin kushteutes të Qeverisë së Kosovës në procesin e negociatave me Serbinë. Lajçak shtoi se kryeministrit Hoti i ka sjellur një ftesë për të vizituar Brukselin.
“Sapo patëm një takim shumë produktiv. I informova për planin tim për dialogun. Unë e respektoj rolin kushtetues të Qeverisë në dialog. E vlerësoj që dialogu i ndërmjetësuar është top prioriteti i Qeverisë”, tha ai.
Zyrtari i BE-së ka shtuar se do që që Kosova të ec përpara në këtë rrugëtim evropian dhe se sipas tij, kjo nuk mund të bëhet nga askush pos nga BE.
“Ky dialog i lehtësuar nga BE ështe duke hyrë në vitin e 10 dhe ka sjellë rezultate për qytetarët e Kosovës”, theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se e ka njoftuar atë për qasjen e Qeverisë për një dialog që çon tek njohja reciproke dhe që i hap Kosovës perspektivën eurointegrueseHoti tha se e ka falënderuar Lajçakun për angazhimin.
“Ai në Kosovë është i mirëpritur dhe i nderuar sepse flet në emër të 27 shteteve të BE. Sot e njoftova me qasjen tonë karshi dialogut, një dialog që çon tek njohna reciprpoke dhe që i hap Kosovës perspektivën eurointegruese”, tha Hoti.
Sipas kryeminstrit, marrëveshja Kosovë-Serbi është e rëndësishme për dy vendet si edhe për stabilitetin e Europës.
Të martën, delegacionet nga Kosova dhe Serbia u ftuan që të marrin pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, nga Përfaqësuesi i Presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun, Richard Grenell. Pala kosovare tani mbetet në dilemën se a do t’i përgjigjet edhe ftesës së BE-së, në kohën kur Uashingtoni po e merr primatin në këtë proces.