Friday, January 28, 2022

Shqiptarja, eksperte e pavarur nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB

Avokatja Klentiana Mahmutaj është model i vlerave shqiptare dhe mirintegrimit të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe. Së fundmi, Klentiana është emëruar si eksperte e pavarur nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu, ajo prej vitesh ushtron profesionin e saj në Angli. Këtë vit ajo është emëruar nga Këshilli i të Drejtave të njeriut në OKB si eksperte e pavarur në Procedurat Speciale të të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Duhet theksuar se kjo është hera e parë që një shtetas shqiptar emërohet nga Kombet e Bashkuara në këtë pozicion. Klentiana Mahmutaj është një ambasadore e shkëlqyer e vlerave shqiptare, një ndër modelet më të mira për shqiptarët kudo ato jetojnë.

E lindur në fund të viteve shtatëdhjetë, ajo emigroi në moshën 19-vjeçare, pasi siguroi një bursë për të studiuar në një universitet anglez. Ajo filloi studimet për drejtësi në Britani, pas një viti në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Gjithashtu, Klentiana Mahmutaj do të jetë pjesë e një grupi ekspertësh të pavarur nga pesë zona gjeografike specifike të botës, Europës Perëndimore dhe shtetet e tjera, Europa Lindore, Azi-Paqësori, shtetet afrikane, Amerika Latine dhe Karaibet. Mandati i saj zgjat 3 vjet dhe Klentiana do ta kryejë detyrën e saj edhe në kombinim me profesionin e avokatisë në Londër.

- Advertisment -

Lexoni