Pse ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar ju ndihmon të dobësoheni

Vaksina që po tregon sukses për lehtësimin e dhimbjeve nga artriti
Shkencëtarët thonë se një dritë në fund të tunelit mund të shihet sa i përket gjetjes së një vaksine për lehtësimin e dhimbjeve nga artriti.
Daily Mail shkruan se personat që vuajnë nga osteoartriti përdorin gjatë gjithë kohës ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve. Kohët e fundit, shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit kanë zhvilluar një vaksinë që bllokon shkakun e këtyre dhimbjeve. Faza e eksperimentimit e kryer te minjtë, tregon se vaksina ka nxitur sistemin imunitar që të bllokojë faktorin NGV, duke shkaktuar kështu mpirje të dhimbjeve.
Në bazë të statistikave, edhe pse jo përfundimtare, besohet se rreth 9 milionë njerëz vuajnë nga osteoartriti në Britani dhe 30 milionë në SHBA. Deri më tani nuk është gjetur një ilaç apo terapi që shëron këtë sëmundje.

Sa i përket vaksinës së zbuluar, profesionistët shëndetësor në Londër thonë se ajo është vaksina e parë që ka rezultuar e suksesshme në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti, një nga sfidat më të mëdha aktualisht në shëndetësi.
Termi “Artrit” nuk përshkruan një sëmundje të vetme, por është një mënyrë joformale për t’ju referuar dhimbjes së kyçeve apo sëmundjeve që prekin artikulacionet.
Ekzistojnë më shumë se 100 lloj patologji që shkaktojnë problem me artikulacionet. Simptomat më të shpeshta janë: enjtja, dhimbja, ngurtësimi dhe reduktimi i amplitudës së lëvizjes. Ato variojnë nga forma të lehta në forma të moderuara e të rënda.
Format e rënda të artriteve mund të shkaktojnë ndryshime të pa-riparueshme te kyçet dhe të çojnë në dhimbje kronike, vështirësi në kryerjen e aktivitetit të përditshëm, vështirësi në ecje, ngjitjen e shkalleve etj.

Disa lloj artritesh shoqërohen edhe me prekjen e organeve te tjera, si zemra, mushkëria, veshkat, lëkura, muskujt, nervat, duke u konsideruar si sëmundje sistemike.
Diagnoza e artritit bëhet duke u bazuar në ekzaminimin klinik, testet laboratorike dhe imazherike. Në varësi të llojit dhe stadit të artritit, ai mund të trajtohet nga Reumatologu, Ortopedi dhe kur shoqërohet me prekje të organeve të tjera, nga një ekip multidisiplinar.