Wednesday, January 26, 2022

Hoti fton në takim liderët partiakë për bashkërendim të qëndrimeve para vizitës në Washington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar liderët partiakë në një takim para vizitës së planifikuar më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Ky takim është planifikuar që të zhvillohet nesër në orën 11:00 në zyrën e kryeministrit.

“Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Uashington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit”, shkroi Hoti në Facebook.

Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në…

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, 17 June 2020

Derisa Partia Demokratike e Kosovës si parti opozitare e ka mirëpritur vizitën në Shtëpinë e Bardhë, Lëvizja Vetëvendosje e ka kritikuar.

VV-ja, dje përmes një postimi në Facebook tha se Grenelli njoftoi për vendimin e radhës të Qeverisë Hoti, “që të heqë dorë nga përpjekja për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.

Duke e quajtur “qeveri të sajuar” nga presidenti Thaçi, Vetëvendosje ka thënë se Qeveria Hoti e largoi masën e reciprocitetit, duke e zhveshur tërësisht Kosovën nga sovraniteti e dinjiteti shtetëror.

- Advertisment -

Lexoni