Wednesday, January 26, 2022

Maqedoni e Veriut – Kosovë, zhvillohet në Shkup në muajin tetor

UEFA e ka konfirmuar orarin e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë dhe atë finale, të cilat do të zhvillohen në tetor dhe nëntor.

Kosova është dy ndeshje larg kualifikimit për Kampionatin Evropian, pasi që është në gjysmëfinale të play-off.

Kampionati Evropian u vendos të zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit 2021, e jo në vitin 2020 siç ishte planifikuar dhe kjo ka bërë që ndeshjet play-off  të shtyhen.

Ndeshja gjysmëfinale tani do të zhvillohet në pushimin e ndeshjeve të ekipeve kombëtare më 8 tetor, ndërsa finalja më 12 nëntor.

Kosova ka pasur të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut më 26 mars, ndërsa nëse e fitonte këtë përballje në Shkup do të kualifikohej në finalen e madhe të 31 marsit.

Gjysmëfinalja tjetër është mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

- Advertisment -

Lexoni