Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Ujësjellësi Prishtina jep afat deri më 1 korrik që të shlyhen borxhet
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se duke filluar nga 1 korriku do të fillojë të procedojë te përmbaruesi të gjithë borxhlinjtë. Për të shmangur këtë procedurë e cila ka edhe kosto shtesë, Ujësjellësi Rajonal Prishtina” apelon te konsumatorët që të shlyejnë borxhet e akumuluara deri më 1 korrik.
“Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë. Prandaj, për t’iu shmangur kësaj procedure, kërkohet nga ju që të reflektoni në kohë sa më të shkurtë dhe të përmbushni obligimin tuaj, në të kundertën do të jemi të detyruar që çdo konsumator borxhlinj, të dergohen në Përmbarim”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit Rajonal Prishtina.