Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

20 shprehjet më të bukura për librin
“Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë – Cassandra Clare
“Mos lexoni siç bëjnë fëmijët, për t’u zbavitur apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që të jetoni” – Gustave Flaubert
“Nëse ka ndonjë libër që do ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti” – Toni Morrison
“Kur ke mbaruar së lexuari një libër, dëshiron ta kishe autorin që e ka shkruar mik, që të mund t’i telefonoje dhe t’i tregoje si ndihesh. Kjo nuk para ndodh” – J.D. Salinger
“E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke” – Jorge Luis Borges
“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale” – Mark Twain
“Kaq shumë libra, kaq pak kohë” – Frank Zappa
“Nëse lexon vetëm librat që i lexojnë të githë, do të mendosh vetëm gjërat që i mendojnë të gjithë” – Haruki Murakami
“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm” – Charles William Eliot
“Kur kam pak para, blej libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, blej ushqim dhe veshje” – Desiderius Erasmus
“Ku është natyra njerëzore më e brishtë se në një librari?” – Henry Ward Beecher
“S’mund të jetoj pa libra” – Thomas Jefferson
“Ka dy arsye për të lexuar një libër: një, të shijon leximi; tjetra: mund të mburresh rreth tij” – Bertrand Russell
“Librat janë kaq të veçantë, të rrallë dhe të tuat, saqë të tregosh se çfarë ndien për to duket si tradhti” – John Green
“Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos i lexosh” – Joseph Brodsky
“Mendo përpara se të flasësh. Lexo përpara se të mendosh” – Frances Ann Lebowitz
“Ne jetojmë për librat” – Umberto Eco
“Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet” – Cicero
“Lexova një libër një ditë dhe e gjithë jeta ime ndryshoi” – Orhan Pamuk
“Librat janë aeroplani, treni, rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Ata janë shtëpia” – Anna Quindelen
Burimi: diaryoftirana