Saturday, June 25, 2022

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që t’i bartin maskat, pasi që ato janë obligative në kuadër të masave kundër Covid-19.

“Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar”, thuhet në një postim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Facebook. 

Tutje aty theksohet se “Pakujdesia e juaj shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve. 

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, 19 June 2020
- Advertisment -

Lexoni