Përfaqësuesi rus në OKB dezinformon për Kosovën: Nëse nuk i ndalojmë shqiptarët, Ballkani hyn në
Ndiheni të lodhur? Kjo mund të jetë arsyeja
Magnezi është një mineral thelbësor për funksionimin e duhur të organizmit. Disa prej funksioneve të tij në organizëm janë: prodhimi i energjisë, rregullimi i strukturës së kockave dhe dhëmbëve, mundëson funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor si dhe ndikon në përtëritjen e ADN-së.
Mungesa e tij mund të shkaktojë probleme serioze me dendësinë e kockave, funksionimin e sistemit nervor dhe muskular, sistemin e tretjes dhe funksionimin e trurit.
Mungesa e magnezit për një kohë të gjatë mund të shkaktojë komplikime të cilat shkaktojnë sëmundje të ndryshme si: niveli i ulët i kalciumit në gjak, i njohur si hipokalcemia, ulja e nivelit të kaliumit në gjak, e quajtur hipokalemi, mpirjen Ngërçe dhe kontraktime të muskujve, ndryshime të personalitetit, anomali ritmike e zemrës.
Si mund ta dini nëse keni mungesë të magnezit?
Simptomat lidhen kryesisht me lodhjen por, mungesa e magnezit mund t’ju shkaktojë edhe të përziera dhe të vjella, humbje të oreksit dhe humbje të fuqisë duke shkaktuar dobësi.
Cilat janë ushqimet më të pasura me magnez?
Mënyra më e mirë dhe më natyrale për të përthithur magnezin është nëpërmjet konsumimit të ushqimeve të pasura me magnez si p.sh, bishtajoret, bajamet, brokoli, spinaqi, avokado, bananet si dhe ujë të pasur me Magnez.
Sipas ekspertëve trupi arrin të përthithë më shpejt mineralet nëpërmjet ujit sesa ushqimeve kështu që rekomandohet të konsumoni sa më shumë ujë të pasur me magnez.