Fotografët që po ndryshojnë mënyrën se si i shohim kafshët
Disa fotograf po mundohet që përmes fotografisë të luftoj steriotipat e krijuar nga kultura popullore për botën e kafshëve, siç janë paraqitjet e gjarpërinjëve si të “këqinj” apo të pandave në anën tjetër si miq të butë dhe të dashur. Ata kanë realizuar një set të jashtëzakonshëm fotografik të kafshëve me të cilin po synojnë ndryshimin e mënyrës si njerëzit e perceptojnë botën e egër.
Filmi dhe letërsia ushtrojnë një ndikim të fortë në mënyrën se si njerëzit mendojnë për kafshët, që shpesh largohen nga realiteti. Peshkaqenë nuk janë vrasës hakmarrës. Gjarpërinjtë nuk janë “të këqij”. Dhe shumica e pandave, pa marrë parasysh ato që thonë filmat, nuk janë mjeshtra të Kung Fu-së. “Ne i kemi shndërruar pandat në karaktere marrëzie”, thotë fotoreporterja e National Geographic, Ami Vitale, e cila fotografoi arinjtë mbi tre vjet në provincën Sichuan të Kinës. “Panda është një krijesë e pakapshme, e qetë dhe e vetmuar”.