Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

REGJISTROHEN EDHE 96 RASTE ME COVID-19 NË KOSOVË
Edhe 96 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Kosovë këto 24 orët e fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se janë testuar 439 mostra, prej të cilave 96 dolën pozitive.
Rastet pozitive janë nga komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.
Ndërkohë, janë shëruar 29 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1047 raste.
Deri më tani, në Kosovë janë testuar gjithsej 21.517 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.169 raste, me gjithsej 36 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.