Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Serbia po mbanë zgjedhjet edhe në Kosovë
Serbët e Kosovës po e shfrytëzojnë të drejtën e dyshtetësisë për të votuar për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Në komunat me shumicë serbe, është vërejtur grumbullim i njerëzve, të cilët kanë dalë në votime, për të mbështetur përfaqësuesit e ardhshëm në Parlamentin e Serbisë.

Shumica e serbëve të Kosovës, vazhdojnë të mos e njohin shtetin e Kosovës dhe kryesisht u binden vendimeve dhe lid=gjeve të Serbisë. Edhe vet, subjekti më i fuqishëm politik i serbëve të Kosovës, Lista Serbe, është një krijesë dhe strukturë politike e presidentit aktual serb, Aleksandar Vuçiq.
Me kërkesë të Beogradit, misioni në Kosovë, i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të bëjë grumbullimin e votave.
Autoritetet shtetërore të Kosovës, ndërkaq, janë pajtuar që zgjedhjet e tilla të mbahen dhe këtë e ka konfirmuar vet, kryeministri Avdullah Hoti.
Votat e serbëve të Kosovës do të barten nga OSBE-ja në Rashkë dhe Vrajë të Serbisë, ku dhe do të bëhet numërimi i tyre.

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë është kundërshtuar nga Lëvizja opozitare Vetëvendosje, e cila e ka cilësuar si “cenim të integritetit dhe sovranitetit shtetëror”.
Kurse sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, çdo grumbullim i personave në një distancë prej dy metrash, paraqet kërcënim për shëndetin publik për shkak të pandemisë së Covid-19.