Monday, June 27, 2022

Krimet në Krushë 1999: Darko Tasiq dënohet me 22 vjet burgim

Është dënuar me 22 vjet burgim Darko Tasiqi, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit.

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka shpallur Tasiqin fajtor për pikën dy të aktakuzës për përdhosjen e trupave të pajetë të personave të paidentifikuar, duke i djegur ato dhe duke i hedhur në lumin Drin.

Tasiq është shpallur fajtor edhe për akuzën se mes 15-26 marsit 1999 në Kurshë të Vogël si pjesëtar i forcave rezervë të Policisë së Republikës Federative të Jugosllavisë, në bashkëkryerje me persona tjerë, identiteti i të cilëve nuk është arritur të përcaktohet, mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim të paligjshëm dhe të qëllimshëm të pasurisë (djegien e shtëpive) që nuk justifikohej me nevojat ushtarake.

Gjykimi i Tasiqit ka nisur para dy vitesh dhe që nga ajo kohë është në paraburigm. Darko Tasiq pati mohuar fajësinë dhe është mbrojtur në heshtje.

Momenti kur qytetarët sulmojnë veturën e të dënuarit për krime lufte në KosovëQytetarët e Prizrenit kanë sulmuar veturën e Shërbimit Korrektues të Kosovës, brenda së cilës ishte i dënuari për krime lufte në Kosovë, Darko TasiqTasiq u dënua nga Gjykata Themelore në Prizren me 22 vite burgim, për krime lufte ndaj popullatës civile.

Posted by RTV BESA on Monday, 22 June 2020
- Advertisment -

Lexoni