Friday, June 24, 2022

Rekomandohet të mos testohen kontaktet pa simptoma të të prekurve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar të mos testohen më rastet e kontaktit të të prekurve me COVID-19 nëse nuk kanë simptoma. 

Deri më tash janë testuar vazhdimisht rastet e kontaktit, e në shumë herë kjo “rrjetë” është zgjeruar më tepër. Ditëve të fundit, situata me koronavirus ka nisur të përkeqësohet. Kryetari i Prishtinës më herët ka propozuar që të mos ndiqen më rastet e kontaktit për shkak të të numrit gjithnjë e më të madh të të infektuarve.

“Rekomandim i përditësuar për testim për SARS-CoV-2. Me rritjen e numrit të rasteve të detektuara në dy javët e fundit si dhe largimin e kufizimeve në lëvizje të qytetarëve të Kosovës, kapacitetet laboratorike janë të kufizuara për testim të çdo kontakti eventual të rasteve të konfirmuara me COVID-19. Bazuar në rekomandimet e OBSH-së dhe ECDC-së, konform situatës epidemiologjike aktuale dhe kapaciteteve laboratorike të kufizuara, në vijim janë përcaktuar kriteret për testim në COVID-19.  Testimi laboratorik për COVID-19 duhet të bëhet sipas kritereve: 1; Pacientët me infeksion akut të traktit respirator (fillimi i papritur i sëmundjes me të paktën njërin këto shenja e simptoma: kollë, ethe, frymëzënie) ose shfaqje e papritur e anosmisë (humbje e shqisës së nuhatjes), ageusia (shijes) ose imazheri radiologjike që tregojnë lezione kompatibile me COVID-19 dhe 2; Histori udhëtimi ose vendbanimi në një vend/zonë, ku ka pasur vatra të rasteve ose përhapje në komunitet gjatë 14 ditëve para fillimit të simptomave”, thuhet në rekomandimin e MSH-së.

Deri më tash, në Kosovë janë shënuar 2.169 raste me COVID-19, ndërkohë që kanë vdekur si pasojë e tij 37 persona.

- Advertisment -

Lexoni