
Rezultatet preliminare: Shqiptarët 3 deri 4 vende në Parlamentin e Serbisë
Bazuar në rezultatet e para preliminare, katër nga pesë partitë e pakicave që morën pjesë në zgjedhjet në Serbi kanë siguruar ulëse në Parlamentin serb.
Alternativa Demokratike e Shqiptarëve – Lugina e Bashkuar ka fituar tri deri katër vende në Parlament tashmë kur janë numëruar 60 për qind e votave, raporton Blic.rs.
Për herë të parë, pesë parti shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, po marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme serbe në një listë zgjedhore.
Zgjedhjet në Serbi i ka fituar Partia Përparimtare Serbe e presidentit Aleksandar Vuçiq.
Të drejtë vote kanë pasur edhe qytetarët nga komuniteti serb në Kosovë, kjo pasi Qeveria e Kosovës lejoi mbajtjen e këtij procesi brenda shtetit në zonat me shumicë serbe.