Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Shqetësuese – Vjedhje e kapakëve të rrjetit të kanalizimit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka ngritu si shqetësues faktin që persona të papërgjegjshëm po vjedhin kapakë të rrjetit të kanalizimit atmosferik. Vetën në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë janë vjedhur 16 kapakë të kanalizimit.
Përgjatë inspektimit në terren, “KRU Prishtina” sh.a. ka informuar menjëherë drejtorinë përkatëse të Komunës së Prishtinës për rastin në fjalë.

Ata u zotuan se shumë shpejt do i vendosin kapakët e rinj.
Shqetësues mbetet fakti që, në atë rrugë po vjedhen kapakë pothuajse çdo të tretën ditë.
Me këtë akt të shëmtuar, personat e papërgjegjshëm rrezikojnë jetën e qytetarëve, me theks të veçantë të fëmijëve dhe të të moshuarve. Veprimet e tilla janë të patolerueshme.