Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

SOT, 47 RASTE ME COVID-19 NË KOSOVË
Janë regjistruar 47 raste me Covid-19 në Kosovë dhe 22 persona të shëruar, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 314 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 47 raste. Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj. Sot më 22 qershor 2020, janë shëruar 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1069 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.831 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.216 raste, me gjithsej 37 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.
Bartja e maskave mbetet obligative, ndërsa IKSHPK bën thirrje te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.