
Hoti i raporton Kuvendit për dialogun para udhëtimit për në Washington
Kryeministri Avdullah Hoti raporton sot para Kuvendit në lidhje me dialogun me Serbinë. Hoti është ftuar të raportoj për takimin e ardhshëm të delegacionit të Koosvës me atë të Serbisë në Uashington, më 27 qershor, mirëpo ndërkohë edhe BE-ja ka thirrur një takim Kosovë – Serbi, më 25 qershor në Bruksel.
Hoti ka paralajmëruar se në Uashington do të udhëtojë me synim të poërafrimit apo arritjes së marrveshjes me Serbinë, në kuadër të procesit të normalizimit të raporteve ndër shtetërore, që do të çonte drejt njohjeve reciproke.
Opozita ndërkaq, nuk beson në legjitimitetin e kësaj qeverie që të udhëheqë me dialogun.