Këtë vit, do të mbahet ‘Miss Universe Albania & Kosovo’
I ftuar pasditen e sotme (e martë, 23 qershor) te “Rudina”, organizatori i Miss Universe Albania dhe Miss Universe Kosovo, Eduart Deda, u shpreh se konkurset e bukurisë do të organizohen në një event të vetëm.
Pavarësisht se do të jenë dy konkurse në një spektakël të vetëm, Deda u shpreh se do të përzgjidhen dy fituese që do të përfaqësojnë shtetet përkatëse në Miss Universe.
Deda organizon Miss Universe Albania që prej vitit 2014, ndërsa prej 2018-s drejton edhe Miss Universe Kosovo.
Ndër të tjera, ai shtoi edhe se spektakli do të mbahet më 18 shtator dhe do të prezantohet nga Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi. Deda theksoi për shkak të pandemisë, është ende e paqartë mënyra si do të procedohet me organizimin dhe në ç’formë do të vijë ai.
Fituesja e fundit e Miss Universe Albania ishte Cindy Morina
ndërsa në Kosovë u shpall fituese Fatbardha Hoxha.