Pep “ia vë syrin” talentit të Bayernit, por duhet të paktën 100 milionë
Maqedonia Veriore hap kufijtë pa pasur nevojë testet anti-covid
Nga 26 qershori, Maqedonia e Veriut do t’i hapë kufijtë pa zbatuar kushte për personat që do të udhëtojnë drejt këtij vendi. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që të mos zbatojë ndonjë kusht për testim në lidhje me Covid-19, sikurse disa vendet tjera.
Po ashtu, Qeveria në Shkup ka lehtësuar masat, duke lejuar transportin e organizuar në rajonin e Pollogut. Është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të organizuar të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit. Krejt në fund, Qeveria maqedonase ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit me aparate.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut u vendos:
Hapjen e plotë të pikave kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për udhëtim pa pengesa të udhëtarëve dhe automjeteve, pa testin PCR, dhe pa nevojën e realizimit të vetizolimit ose domosdoshmëri të karantinës shtetërore, vendimi hyn në fuqi më datë 26.06.2020.
Hapjen e transportit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër, me protokole të veçanta për punë, vendimi hyn në fuqi pas miratimit të protokoleve për punë.
Në këtë séancë u miratua edhe propozimi i komisionit për sëmundje pranë Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin me punë edhe brenda hapësirave të mbyllura të objekteve hotelierike përmes një protokoli të përshtatshëm për punë, duke filluar nga 26 qershori 2020.
Gjithashtu u miratua edhe vendimi për rihapjen e palestrave dhe qendrave të fitnesit, këto qendra do të operojnë duke ndjekur protokol të përshtatshëm për punë. Palestrat dhe qendrat e fitnesit do të fillojnë me punë prej me 26 qershor 2020.