“Jeta është e bukur por ka momente gri..”/Wanda Nara po përballet ende me probleme shëndetësore!

Në karantinë, njerëzit po hanin petulla si drithëra mëngjesi
Falë TikTok-ut dhe kohës së lirë që kemi pasur gjatë karantinës, mëngjesi ishte pjesë e ditës të cilin duhet ta postoje. Në fillim pamë krepa si drithëra mëngjesi, pastaj waffle, pas kësaj biskota dhe ishte e gjitha çështje kohe para se të arrinim tek petullat.
Llogaria e TikTok-ut @SoFloFoodie ndau dy video ku tregon dy versione sesi mund t’i hani petullat si “drithëra” në pak kohë. Në versionin e parë, ka mini petulla me vanilje dhe çokollatë. Sipër petullave vendosen sprinkles shumëngjyrëshe dhe shtohet qumësht.
Videoja e dytë ndjek të njëjtin proces pune përveç faktit që bën petulla akoma më të vogla. Këtë herë janë të gjitha me vanilje dhe sprinkles shtohen në tas së bashku me qumështin.