
Pas reshjeve të shiut – IKSHPK ka një njoftim për ujin e pijes
Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije në Prishtinë, të bëra në laboratoret e Institutit Kombëtarm të gjithë parametrat kimik dhe baktyeriologjik, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se analizat rezultojnë se cilësia e ujit është mbrenda standardeve të parapara.
“Analiza e ujit bëhet çdo ditë në përputhshmëri me standardet e parapara, përderisa në kohën e pandemisë, monitorimi është sforcuar si nga ana e Qendrës për monitorim të ujit në IKSHPK ashtu edhe në monitorimin operativ në Kompanitë Rajonale të Ujit”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

“Ditëve të fundit kemi pasur reshje të shtuara në disa rajone të Kosovës dhe komunës së Prishtinës, është shkaktuar ngritje e nivelit të ujit në disa lumenjë të Kosovës dhe liqej akumulues. Këto sasira nuk kanë shkaktuar vërshime (pos në disa fshatra të Komunës së Podujevës), por kanë ngritur nivelin e liqejve akumulues ku kanë përmirësur furnizimin me ujë të rajonit të Prishtinës përmes KRU “Prishtina”, theksohet në komunikatë.
Situata epidemiologjike, thuhet se është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja.