Historia e panjohur e djalit dhe e nipit të Skënderbeut nga arkivat e Venecies
Zupë me kos, shije e veçantë
Zupa është një ëmbëlsirë e shijshme dhe e freskët për ditët e nxehta të verës. Atë mund ta përgatisni lehtësisht në shtëpitë tuaja. Për më tepër të gjithë përbërësit janë të shëndetshëm dhe mund ta konsumoni dhe të ëmbëlsoheni në çdo kohë.
Përbërësit
500 ml kos
200 gr biskota
250 gr çokollatë
250 ml qumësht
45 gr lugë gjelle sheqer
pak kripë
Mënyra e përgatitjes
Fillimisht grini copat e çokollatës me anë të një thike ose në rende. Ato duhet të jenë sa më të vogla, në mënyrë që të shkrihen lehtësisht.
Në një tenxhere të thellë hidhni qumështin, sheqerin dhe pak kripë dhe vazhdoni t’i përzieni në nxehtësi mesatare.
Kur qumështi të jetë i nxehtë hidhni pak nga pak copëzat e çokollatës, përziejeni dhe lëreni në zjarr edhe për 1 minutë tjetër.
Mundohuni ta përzieni qumështin me çokollatën vazhdimisht edhe pasi ta keni hequr nga zjarri derisa të formohet një masë e trashë, kremoze.
Më pas merrni kosin të cilit duhet t’i kulloni lëngun nëse ka, në mënyrë që kosi të jetë sa më i trashë.
Hidheni atë në një enë të thellë dhe përziejeni për disa sekonda me një rrahës elektrik, derisa të përfitoni një masë pak më kremoze.
Përzieni edhe çokollatën e shkrirë dhe hidheni pak nga pak tek kosi.
Teksa vazhdoni me përzierjen për 2-3 minuta, sigurohuni që të gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë me njëri tjetrin.
Duhet të përfitoni një krem të trashë me ngjyrën e çokollatës.
Shërbimi
Merrni 6 enë ose gota të vogla.
Copëtoni me duar 2-3 biskota dhe hidhini tek njëra nga gotat, të njëjtën gjë bëni edhe me gotat e tjera.
Më pas hidhni një shtresë nga kremi që përgatitët më parë dhe sërish disa copëza ose thërrime biskotash sipër kremit.
Formoni të paktën tre shtresa në secilën nga gotat që keni përzgjedhur për servirje.
Futini zupat tuaja në frigorifer për të paktën dy orë dhe më pas konsumojini për t’i shtuar ëmbëlsi ditëve tuaja./AgroWeb.org