Historia e pashait Abdurrahman, sundimtari i fundit i Hungarisë që lindi në një fshat të
Mënyra natyrale për trashjen dhe ndalimin e rënies së flokëve në kushte shtëpie
Ka shumë preparate për rigjenerimin dhe trashjen e flokëve, por mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme është të ndiqni disa hapa të thjeshtë që mund t’i bëni në kushte shtëpie.
Gratë dhe burrat njësoj ballafaqohen me humbjen e flokëve dhe dobësimin e tyre. Kjo mund të jetë mjaft shqetësuese por, fatmirësisht ka metoda të cilat janë treguar të suksesshme në trashjen e flokëve dhe nxitjen e rritjes së flokut të ri.
Provoni biotinën
Biotina është vitamin e tretshme në ujë dhe anëtare e familjes B-kompleks të vitaminave. Biotina është ndoshta ilaçi më i popullarizuar për rritjen e flokëve, dhe definitivisht mund të funksionojë. Mungesa e biotinës shkakton humbje të flokëve si dhe acarim të lëkurës rreth syve, hundës dhe gojës.
Mbani flokët tuaj të shëndetshëm dhe të hidratuar
Vaji i kastores është një ilaç i shkëlqyeshëm natyral për t’i dhënë flokëve tuaj një shkëlqim. Provoni ta përdorni atë si një maskë, duke e masazhuar vajin në flokët dhe rrënjët tuaja, pastaj duke e mbajeni atë për një orë ose dy dhe pastroni flokët.
Vaji i kokosit, vaji i arganit dhe vajrat e jojobës janë gjithashtu të shkëlqyera për trajtimet e vajit të flokëve.
Pini çajin e gjelbër
Çaji i gjelbër ju sjell përfitime të shumta shëndetësore, përfshirë potencialisht zvogëlimin e rrezikut të kancerit dhe diabetit të tipit 2. Njëra nga përfitimiet e konsumimit të çajit është edhe zvogëlimi i mundësisë së rënies së flokut.
Bëni masazh të kokës
Ky është një nga studimet me të reja që tregon se masazhi i kokës mund t’i bëjë flokët tuaj më të trashë.