Flamuri i Skënderbeut, kuqezi apo verdhekuq? A e ka pasur Yllin e Davidit?
Tërmeti me magnitudë 7.4, dëme dhe humbje jete në Meksikën e pushtuar nga COVID-19
Një tërmet i fuqishëm, i magnitudës 7.4, ka tronditur ndërtesat e Meksikës ditën e djeshme duke shkaktuar katër vdekje dhe dëme të shumta.
Shumë shtëpi janë dëmtuar, ndërkohë që vendi është duke kaluar një krizë të rëndë edhe për shkak të coronavirusit, i cili e ka shtuar praninë.
Vetëm pak ditë më parë, numri i të infektuarve të identifikuar brenda 24 orëve në Meksikë ishte më i lartë se në Brazil, 5343 raste të reja, dhe 1044 vdekje.
Mjekët janë detyruar të dalin nga spitalet, bashkë me pacientët e trembur, për shkak se paslëkundjet kanë qenë mjaft të forta.
Tërmetet e kësaj shkalle janë mjaft të rrezikshme. Në vitin 2017, një tërmet me magnitudë 7.1 vrau 355 veta në Meksikë.
Një nga rajonet më të prekura këtë herë ka qenë Oaxaca, ku janë shënuar dhe humbjet e jetëve dhe dëmet më të shpeshta të ndërtesave.
Tërmeti ka qenë aq i fuqishëm sa në disa mole është parë të tërhiqet uji e varkat të prekin tokën.