Saturday, January 22, 2022

BE rekomandon ilaqin e parë për COVID-19

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar që ilaçi antiviral Remdesivir të autorizohet për përdorim për të trajtuar pacientët me COVID-19 në Bashkimin Evropian.

“Remdesivir është ilaçi i parë për COVID-19 që do të rekomandohet për autorizim në BE”, tha agjencia në një deklaratë, shkruan Euronews.

Komiteti i ilaçeve njerëzore të EMA (CHMP) tha që do të testohej te të rriturit dhe adoleshentët nga mosha 12 vjeç me pneumoni që kërkojnë oksigjen plotësues.

Edhe në Kosovë Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Arianit Jakupi ka konfirmuar përdorimin e ilaqit të njëjtë.

Rekomandohet për aprovim bari i pare per trajtimin e COVID -19.Agjencia Europiane e Barnave – EMA ka pranuar…

Posted by Arianit Jakupi on Thursday, 25 June 2020

Remdesivir është përmendur edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të shëndetësisë si një nga ilaçet më premtuese për të luftuar COVID-19.

Sipas Euronews, një studim i kryer në prill tregoi se pacientët me coronavirus të trajtuar me Remdesivir janë shëruar në 11 ditë krahasuar me 15 ditë për ata që morën një placebo.

Kjo do të thoshte që pacientët e trajtuar me ilaç kishin një kohë më të shpejtë shërimi për 31 për qind, për dallim nga ata që morën një placebo.

Studimi, i sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së, filloi në shkurt dhe përfshiu 1.063 pacientë në SHBA, Evropë dhe Azi.

Siç bëhet e ditur më tej, Remdesivir ndërhyn me një enzimë që ndihmon viruset e ARN-së të replikohen dhe është treguar se është i suksesshëm kundër coronaviruseve në studimet laboratorike.

Ilaçi fillimisht u krijua për të ndihmuar në trajtimin e Ebolës gjatë shpërthimit në Afrikën Perëndimore.

- Advertisment -

Lexoni