Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Cakaj pas takimit me Grenell: SHBA s’ka plane për ndarje as shkëmbim territoresh
Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka takuar në Uashington emisarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.
Cakaj, ishte paraparë të ishte në Uashington në kohën e mbajtjes së takimit të shumëpritur mes delegacioneve nga Kosova e Serbia më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, por i cili është anuluar pas publikimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Por, Cakaj nuk e ka anuluar vizitën e tij dhe nga Uashingtoni ka shkruar se SHBA nuk ka plane për ndarjen e Kosovës e as plane për një marrëveshje të shpejtë Kosovë – Serbi.
“Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, ka shkruar Cakaj.
“Për sqarim: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as shkëmbime territoriale, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Cakaj, me shkronja të mëdha.
“Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës! ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS”, ka shkruar në fund ai.