
DJE DHE SOT TRE TË VDEKUR ME COVID-19 NË KOSOVË
Klinika Infektive ka njoftuar se si pasojë e infektimit me COVID-19, por edhe me sëmundjet shoqëruese, dje dhe sot në këtë klinikë kanë vdekur tre persona.
Dje ka ndërruar jetë pacientja H.B. e lindur më 1958 nga komuna e Prizrenit. Kurse sot, në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti A.M. i lindur më 1964 nga komuna e Rahovecit. Po sot, në orën 10:30, ka vdekur pacienti me inicialet H.K, i lindur më 1959 nga Prizreni, i cili eshte pranuar në Njesinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive me datë 23 qershor.
Përndryshe, në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 101 raste.
44 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 prej tyre në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.