
Ushqimet që largojnë fryerjet e stomakut
Fryrjet e stomakut nuk janë aspak të dëshirueshme edhe pse ato janë normale dhe shumia e njerëze përballen me to. Ato ju shkaktojnë siklet për shkak të ngushtësisë në brezin e belit dhe ju bëjnë të ndiheni keq.
Shumica e fryrjeve shkaktohet nga mbajtja e ujit. Ndonjëherë trupi juaj mban ujë shtesë, gjë që mund ta bëjë pasi të keni ngrënë një vakt vërtet të kripur. Fryerja shkaktohet edhe nga gazi në traktin tuaj tretës (kjo shpesh shkon paralelisht me kapsllëkun). Gratë gjithashtu mund të përballen me disa fryrje gjatë cikleve të tyre menstruale, për shkak të hormoneve luhatëse.
Por ka shumë ushqime që mund të hani për të ndihmuar në lehtësimin e fryrjes në lidhje me mbajtjen e ujit ose gazin. Këto janë 25 nga ushqimet më të mira për të larguar fryrjen.

Frutat:
Shalqini, bananet, dredhëzat, avokado, portokalli, mjedrat, ananasi, rrushi, boronica, dardha, molla, pjepëri, limoni.

Perimet:
Kastraveci, sallata e gjelbër, spinaqi, asparagusi, kungulli.

Të tjera:
Jogurti, peperminti, turmeriku (shafran i Indisë), uji i kokosit, supa e pulës, çaji i gjelbër, xhenxhefili.