Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Covid-19 po rëndon gjendjen në Prishtinë
Prishtina është kthyer në zonën me më së shumti raste të koronavirusit. Nga 62 rastet e regjistruara të premtën në Kosovë, 32 prej të tyre ishin në kryeqytet.
Pavarësisht situatës së krijuar, menaxhimi i gjendjes më Covid-19 i takon Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka theksuar se Komuna nuk e ka përgjegjësinë e vlerësimit të situates epidemiologjike dhe nuk e ka përgjegjësinë e vendosjes së masave të kufizimit.
“Deri më tani jemi fokusuar në zbatimin e krejt vendimeve të qeverisë pa marr parasysh se kush e udhëheq apo kush është në të”, ka thënë Ahmeti, i cili ditë më parë pati dalë me disa propozime si të përballohet kjo gjendje.
Përveç Prishtinës dje në qytetet tjera kjo ishte gjendja me raste e reja: Komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.
Deri më tani janë regjistruar 44 viktima, të shëruar janë 1307 kurse 1143 raste mbesin aktive.