Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Tri raste të vdekjeve me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, tre persona të shtrirë me Covid-19 në këtë Klinikë, kanë ndërruar jetë.
“Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N i cilindur më 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R.B i lindur më 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Po sot, në orën 08:15, sipas të njëjtit njoftim, ka vdekur edhe pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka.
Aktualisht 45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë, thuhet në njoftimin e Klinikës.