
Thaçi kalon fundjavën me prindër – adresimin e shtynë për të hënën
Presidenti Hashim Thaçi ka kaluar ditën me prindërit e tij në fshatin Burojë të Skënderajt, duke shtyrë për të hënën adresimin për opinionin, pas publikimit të aktpadisë ndaj tij nga Prokuroria Speciale për krime lufte.
Thaçi, ka kishte paralajmëruar t’i adresohet sot opinionit, por këtë e ka lënë për të hënën në ora 20:00.
Ky do të jetë deklarimi i parë i presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë.
Detaje rreth fjalimit të presidentit, nuk janë bërë të ditura.
Prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nën dyshimin për vrasjen e afërsisht 100 personave.