Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Rëndohet gjendja, 12 të vdekur dhe 132 raste të reja me Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 12 raste të vdekjeve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Prej 868 testimeve të realizuara, 132 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, kurse kanë ndërruar jetë edhe 12 persona të diagnostikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas statistikave të fundit 112 pacientë i janë shtuar listës së personave të shëruar.Në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, 6209 persona janë diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve 2427 janë shëruar kurse 298 persona kanë vdekur. Për momentin janë 2484 raste aktive me Covid-19.