Monday, January 24, 2022

Kryeministri Edi Rama nis sot vizitën dy ditore në Kosovë

Burimet qeveritare bëjnë me dije se shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama do të ketë sot dhe nesër takime me krerë të shtetit dhe politikës në Kosovë.

Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për Kosovën pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa të tjerëve për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

Presidenti Thaçi ka lajmëruar sonte në orën 20:00 një fjalim drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Njoftimi i aktakuzave erdhi tre ditë para takimit të shumëpritur në Uashington ku pritej rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, çka çoi edhe në shtyrjen për një moment tjetër.

Agjenda: Ora News

- Advertisment -

Lexoni