
Në Prishtinë janë mbi 440 raste aktive me Covid-19
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi ka njoftuar se aktualisht në Prishtinë janë 444 raste aktive me koronavirus.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nga data 20 mars e deri sot në kryeqytet ka pasur 588 raste të infektimit. Prej tyre, sipas tij, 141 raste janë shëruar dhe 3 raste kanë përfunduar me fatalitet.
“Statistikat tregojnë se nga totali prej 588 rasteve janë 293 femra dhe 295 meshkuj.
Prandaj, ju bëjmë thirrje që të i zbatoni të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër COVID-19.Mbajtja e distancës fizike dhe e maskës, si dhe higjiena e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit. E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh”, ka shkruar ai.
