Hill në Luginë: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në

Rama i takon të gjithë, por jo edhe Haradinajn
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar edhe sot, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, takimet me liderët politike në Prishtinë.
Sot, Rama është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli si dhe kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka cilësuar takimin me kryeministrin Rama të frytshëm dhe përmbajtësor.
Ndërkohë, nuk është takuar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hradinaj.
Ky i fundit, u shpreh se ka refuzuar takimin.
“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, është shprehur ai.
Dje Rama takoi edhe udhëheqësit e institucioneve dhe partive më të mëdha politike. Ai nuk u deklarua për mediat, kurse në një postim në Twitter ka shkruar se ka ardhur në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli. Ai e ka cilësuar këtë aktakuzë si “njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë”.
Në përmbyllje të kësaj vizite dy ditore, pritet që Rama të mbajë edhe një konferencë me gazetarë.