Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Regjistrohen edhe 79 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 210 mostra të marra nga Klinika Infektive, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 2.878 raste nga 23.780 persona të testuar për Covid-19. Deri më tani, janë regjistruar 51 raste të vdekjes të personave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Po të martën, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250.
Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që qytetarët të bartin maska dhe të respektojnë të gjitha rekomandimet anti-koronavirus.