Monday, June 27, 2022

Vetëm në Prishtinë 508 raste aktive me COVID-19

Prishtina vazhdon të shënojë rekorde të reja sa i përket numrit të rasteve të prekura me koronavirus.

Sonte Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se në Komunën e Prishtinës janë regjistruar edhe 40 raste të reja.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë në RTV Dukagjini se më këto 40 infektime numri i rasteve aktive shkon në 508, ndërsa sipas tij 10 persona sot kanë rezultuar të shëruar.

Duke folur për rastet e sotme, Gashi thotë se 34 prej tyre janë diagnostifikuar direkt në Klinikën Infektive apo klinikat tjera të QKUK-së ndërsa 6 prej tyre janë rezultat i mostrave të dërguara nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

Gashi thotë se disa QMF  tashmë janë duke punuar vetëm në orarin e paradites për shkak se një pjesë e personelit mjekësorë në Komunën e Prishtinës janë në vet izolim apo të infektuar me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 2.878 raste nga 23.780 persona të testuar për Covid-19. Deri më tani, janë regjistruar 51 raste të vdekjes të personave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

- Advertisment -

Lexoni