Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Dua Lipa po përgatit një bashkëpunim me Madonna-n?
Dua Lipa e ka shprehur shpeshherë admirimin për Madonna-n, gjithë epokën e saj të krijimit të këngëve dhe revolucionin që ka bërë në muzikë.
Menaxheri i Dua Lipës, Ben Mawson, deklaroi për Music Week: “Albumi Future Nostalgia është ndikuar shumë nga energjia dhe ndjesia që këngët e Madonna-s përcjellin. Madje ne po mundohemi të bindim Madonna-n për të bashkëpunuar me Dua-n.”
Gjithashtu Mawson ndau edhe momentin e parë kur takoi Dua-n:
“Kur unë e kam takuar Dua-n për herë të parë ajo ishte vetëm 17 vjeçe dhe më tha që dëshironte të bëhej si Madonna. Kishte diçka në mënyrën si ajo ma tha që më bëri të besoj tek Dua. Ajo i ka të gjitha, prandaj është potencial pa limit.”
Dua ka thënë pak kohë më parë se do të donte te rikrijonte kulmin e kreativitetit të Madonna-s miksuar me pak nga stili i viteve ’40.